Skip to content

Akuzoi Saimirin e Stop-it për ngacmim, Egla Ceno dënohet nga gjykata për shpifje. Ja sa do të paguaj..

    Egla Ceno dënohet me 1 milion lekë gjobë pas padisë së Saimir Kodrës për shpifje

    Gjykata Penale e Tiranës ka shpallur vendimin për çështjen mes aktores Egla Ceno dhe moderatorit të emisionit “Stop”, Saimir Kodra. Sipas vendimit të dhënë mesditën e sotme, Ceno u shpall fajtore për veprën penale të “Shpifjes” dhe u dënua me 1 milion lekë të vjetra gjobë.

    Procesi gjyqësor nisi pas një interviste të aktores në një “podcast”, ku ajo deklaroi se ishte ngacmuar seksualisht nga një moderator televiziv. Pas publikimit të deklaratës, Saimir Kodra reagoi publikisht duke sqaruar se ndjehej i prekur dhe se do t’i drejtohej gjykatës për mbrojtjen e reputacionit të tij.

    Në seancat gjyqësore, Egla Ceno ndryshoi disa herë qëndrimin e saj. Fillimisht u shpreh se kishte frikë të paraqitej në gjykatë, më pas argumentoi se nuk kishte përmendur emrin e plotë të moderatorit, por vetëm mbiemrin “Kodra”.

    Në një fazë të mëvonshme, ajo sqaroi se deklaratat e saj nuk kishin lidhje të drejtpërdrejtë me Saimir Kodrën, por ishin pjesë e një “mesazhi simbolik” për gratë që përjetojnë abuzim seksual.

    Megjithatë, gjykata vlerësoi se deklaratat e bëra publikisht kishin dëmtuar reputacionin e moderatorit dhe e shpalli Cenon fajtore për shpifje, duke urdhëruar pagesën e gjobës prej 1 milion lekësh të vjetra.

    Vendimi është i shkallës së parë dhe mund të ankimohet në Gjykatën e Apelit.