Shumica prej nesh kemi prirjen të ruajmë pothuajse të gjitha ushqimet në frigorifer me idenë se qëndrojnë më të freskëta. Në fakt ekzistojnë disa lloj ushqimesh të cilat mirë është të mos ruhen në frigorifer, por në ambiente të tjera si në bufe për të mos humbur shijen dhe aromën e tyre.
Qepë
Lagështia e frigoriferit do të bëjë qepët të buta dhe të mykura. Mbajini ato në ndonjë vend të freskët dhe të thatë. Mos i ruani afër patateve sepse kur janë afër njëra-tjetrës prishen më shpejt.
Kafe
Qëndrimi i kafesë në frigorifer do bëjë që të humbasë shijen dhe të marrin shijen e ushqimeve përreth.
Vaj ulliri
Qëndrimi i vajit të ullirit në frigorifer do e bëjë atë të kondensohet dhe të bëhet i fortë, si gjalpë.
Borzilok
Është mirë të mbani borzilokun në një gotë me ujë të freskët, sikurse lulet e prera. Në frigorifer thahet shpejt dhe merr aromën e ushqimeve përreth.
Mjaltë
Mjalti do të rrijë mirë përgjithmonë nëse e mbani të mbyllur mirë dhe në temperaturë dhome.
Hudhër
Hudhra do fillojë të mugullojë brenda frigoriferit. Mund të bëhet si gomë dhe e mykur, prandaj është mirë të mbahet në ndonjë vend të freskët dhe të thatë.
Bukë
Buka në frigorifer do të thahet shpejt, prandaj nëse nuk është e prerë dhe e bërë sanduiç që do të konsumohet brenda ca ditëve, ruajeni të ngrirë.
Avokado
Dëshironi të piqni avokadot tuaja? Definitivisht mos i vendoni në frigorifer. Megjithatë, ato që janë tashmë të pjekura mund t`i ruani në frigorifer, nëse doni t’i përdorni së shpejti.
Patate
Mbajtja e patateve në frigorifer do i bëjë të ëmbla dhe të forta, sepse mjedisi i ftohtë shumë shpejt do e kthejë niseshten e tyre në sheqer. Në vend të frigoriferit duhet ruajtur në qese letre, në vend të freskët, por jo të ftohtë.
Domate
Domatet do humbasin gjithë shijen e tyre në frigorifer sepse ajri i ftohtë e ndalon procesin e pjekjes. Gjithashtu ruajtja në frigorifer do u ndryshojë ngjyrën dhe cilësinë.