Skip to content

Fenomen i rrallë/ Mijëra zogj fluturuan në errësirë ​​para se 2 tërmete të mëdha të godisnin Filipinet (Video)

    Të paktën tetë persona kanë humbur jetën në Filipine pasi dy tërmete të forta goditën rajonin jugor të vendit me disa orë diferencë, ndërsa banorët e zonave bregdetare u urdhëruan më herët të evakuohen pas një paralajmërimi për cunami.

    Një tërmet i dytë i fuqishëm, me magnitudë 6,7, goditi rajonin jugor Mindanao vetëm disa orë pasi një tërmet me magnitudë 7,4 kishte goditur të njëjtën zonë, duke shkaktuar alarm për cunami dhe evakuime masive në zonat bregdetare.

    Vlen per tu permendur se nje fenomen i rrallë ka ndodhur ​​përpara se dy tërmete të mëdha të trondisnin Filipinet jugore të premten. Mijëra zogj fluturuan në errësirë si ne videon me poshte