Skip to content

“Jeni për t’u vrarë të gjithë”/ Tjetër ngjarje e RËNDË në Gjykatën e Apelit! Një person ka..

    Një tjetër incident raportohet se ka ndodhur në Gjykatën e Apelit në Tiranë sot, 4 ditë pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja.

    Mësohet se një person ka kërcënuar rojën e sigurisë së Gjykatës, pas një debati.

    Incidenti vjen 4 ditë pas ngjarjes së rëndë, ku gjyqtari Astrit Kalaja u vra brenda sallës së gjyqit në këtë gjykatë.

    Mësohet se Gentian Mali ka qenë duke pritur punonjësin e sigurisë, i cili duhej t’i ushtronte kontroll që të futej brenda në ambientet e gjykatës. Por, Mali është nervozuar nga pritja dhe mësohet se ka pasur një debat verbal me punonjësin e sigurisë, të cilit me tone kërcënuese i është drejtuar me fjalët “jeni për tu vrarë të gjithë”.

    Gentian Mali kërkonte të futej në ambientet e gjykatës për të marrë informacion për një gjyq që kishte i vëllai i tij. Duke qenë se punonjësi i sigurisë nuk ishte aty në momentin që Mali duhej të kalonte detektorin, ai është nervozuar, duke pretenduar se po vonohej pasi ishte shofer furgoni që shoqëronte fëmijë.

    Në momentin kur punonjësi i sigurisë ka mbërritur për kontrollin ka nisur edhe debati verbal, çka ka bërë që të dy të shoqërohen nga Policia e Tiranës, por punonjësi i sigurisë, në varësi të gjykatës, ka deklaruar se nuk do të ngrejë kallëzim.