Skip to content

Shtyhet hapja e Lotarisë Amerikane DV-2027: Tarifa e re për regjistrim dhe ndryshime në procesin e aplikimit

    Departamenti i Shtetit të SHBA ka konfirmuar shtyrjen e hapjes së regjistrimeve për lotarinë amerikane DV-2027, një proces që zakonisht nis në fillim të tetorit. Sipas njoftimeve zyrtare, këtë vit do të ketë edhe ndryshime të rëndësishme në procesin e aplikimit, përfshi një tarifë të re prej 1 dollar që do të paguhet elektronikisht në momentin e aplikimit.

    Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit konfirmoi per portalin nepyork se data e fillimit dhe përfundimit të aplikimeve ende nuk është vendosur, por informacione të detajuara do të publikohen së shpejti në faqen zyrtare travel.state.gov dhe në Federal Register. Vendosja e tarifës 1 dollar u zyrtarizua në Federal Register më 16 shtator 2025 dhe zbatohet menjëherë, duke synuar të ulë aplikimet spekulative dhe të mbulojë më drejtë kostot e procesit të shortit tranmseton shqiptari.net.

    Po ashtu, tarifa aktuale prej 330 dollarësh për fituesit e lotarisë nuk do të ndryshojë menjëherë, megjithëse kostot e shortit do të përfshihen tani tek tarifa e re e regjistrimit. Qeveria amerikane planifikon të rishikojë tarifat në të ardhmen.

    Një ndryshim tjetër i rëndësishëm që është propozuar nga administrata Trump është detyrimi për të pasur pasaportë gjatë aplikimit për DV Lottery, por ky rregull nuk do të hyjë në fuqi këtë vit pasi kërkon kohë për miratim ligjor. Administrata po punon për ta rikthyer këtë kërkesë, ndërkohë që ligji për lotarinë amerikane mbetet i detyrueshëm dhe procesi do të vijojë me më tepër transparencë dhe siguri ligjore për aplikantët./shqiptari.net/