Jeni kureshtar pse aplikimet për Lotarinë Amerikane (DV-2027) ende nuk janë hapur? Sipas informacioneve të fundit, vonesat lidhen me masa të reja sigurie që po konsiderohen nga autoritetet amerikane:
- SHBA po planifikon të zbatojë procedura të reja kundër aplikimeve të rreme, përfshirë kërkimin e konfirmimit të pasaportës për të gjithë aplikantët. Ky ndryshim sjell sfida të reja teknike dhe ligjore, që kërkojnë kohë për implementim.
- Rregullat e reja janë ende në fazë propozimi dhe janë hapur për diskutim publik, prandaj kalendari zyrtar ende nuk është vendosur.
- Për shkak të mungesës së një date të saktë dhe njoftimeve zyrtare, i gjithë procesi është zvarritur dhe nuk pritet hapje e menjëhershme.
Një tjetër arsye e mundshme për vonesën e aplikimeve është edhe ndryshimi i sistemit drejt pagesës për pjesëmarrjen në DV Lottery 2027 transmeton shqiptari.net. Autoritetet po konsiderojnë zbatimin e një tarife aplikimi, duke e bërë pjesëmarrjen në lotari me pagesë për herë të parë. Ky ndryshim kërkon kohë për zbatimin e procedurave të reja dhe përditësimin e sistemit online të aplikimeve. Kjo mund të ndikojë drejtpërdrejt në afatet dhe në procesin e hapjes së aplikimeve për vitin 2027.
Me pak fjalë, kjo vonesë nuk është rastësore – qëllimi kryesor është të krijohet një sistem akoma më i sigurt dhe i kontrolluar për të gjithë aplikantët.
Për çdo njoftim zyrtar dhe informacion të ri, ndiqni shqiptari.net!