Skip to content

Nipi i tij vrau gjyqtarin/ Xhaxhai kërcënon: Lufta ka nisur! Kush e dënon, do të përballet me plu*mba

    Jo vetëm që nuk dënon aktin e nipit, as nuk shfaq pendesë, por guxon të kërcënojë sërish gjyqtarët. I tillë është qëndrimi i Gjovalin Shkambit, xhaxhait të autorit të krimit të rëndë që tronditi vendin Elvis Shkambit.

    “Ata që do të dënojnë nipin tim, do të përballen me këtë gjë. Ata gjyqtarë që do të dënojnë nipin, do të përballen me të njëjtën gjë (vrasje) me plumba. Kemi 13 vite që i shkruajmë kryeministrit dhe të gjithë qeverisë për pronën që kemi blerë. Këta do të kenë të njëjtin shpërblim. Pronën e kemi blerë. Ia kemi blerë shtetit.”, tha ai. Pyetjes nëse është i penduar, Gjovalini tha; “familjes së të ndjerit gjyqtar, i ulem në gjunjë. Kemi 13 vite që informojmë shtetin. E kemi blerë pronën me ligj e rregulla. Nëse dënojnë djalin, të njëjtën gjë do bëjmë. Edhe sikur të jetë Donald Trump, apo Papa. S’ka lojë me në më.”.

    Pyetjes nëse i kanë të rregullta dokumentet, ai tha; “I kemi të rregullta dokumentet. Kemi 13 vite që i shkruajmë Edi Ramës.

    “Liromë pronën, o liromë pronën”. S’ka lojë me ne.”. Ai tha se nuk ka qenë në dijeni të veprimit të tipit të tij. “Jo nuk isha në dijeni. Se do ta kisha ndaluar. 72 orë më parë kam njoftuar shefin e Komisariatin të Shkodrës dhe kam dhënë informacion se ish-drejtori i Policisë Bashkiake nuk kishte prishur disa objekte.”, tha ai.

    Gjovalini me zë dhe figurë, e mbylli mesazhin e tij me një kërcënim, ndërsa shtoi se nuk i druhet hakmarrjes, ndërsa lajmëroi se tashmë ka nisur lufta. “Familjes së Astriti Kalasë, i bie në gjunjë. Në mënyrë absolute nuk i druhem hakmarrjes, kemi nisur luftën. Kur të dënojnë atë djalë, në sallë të gjyqit me plumba do të gjykohet. Se më ka prerë në besë shteti. Ia kam blerë shtetit. Nuk ka gjyqtar që e dënon. Do t’i hanë plumbat sikur i hëngri Astrit Kalaja!”.

    Sipas nenit 238 të Kodit Penal, parashikohet që në raste të kërcënimeve rrezikon 6 muaj, deri në 5 vite burg.