Konflikti që paraqitet në “Shihemi në Gjyq” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan nuk është vetëm një problematikë familjare, por edhe brezash. Marinela është një nënë që ka një mosmarrëveshje të fortë me vajzën e saj 18-vjeçare, Erebekën.
Kur ishte 16 vjeçe, Marinela bashkëjetoi me babain e Erebekës dhe një vit më vonë erdhi në jetë vajza. Çifti më vonë u nda dhe sot secili ka krijuar jetën e tij.
Marinela: Unë kam bashkëjetuar me babain e Erebekës që quhet Emiljan Aliu. Falë tij, ne sot po zihemi…
Erebeka: Jo, jo, jo! Është faji yt, nuk është faji i tij pse ne jemi këtu!
Marinela: Është faji i tij!
Erebeka: Jo, nuk është faji i babit, asnjërit!
Eni Çobani: Sa vite qëndruat në bashkëjetesë?
Marinela: Ne në bashkëjetesë, për fat të keq, një vit e gjysmë kemi bashkëjetuar, por ky z. Emiljan Aliu nuk ka vetëm Erebekën si vajzë, ka edhe dy gra të tjera.
Erebeka: Po shumë mirë! Çfarë ke ti me babin? S’mund të martohet babi tani?
Marinela: Të martohet moj!
Erebeka: Ke bërë ti jetën tënde? A ke edhe ti një fëmijë në Itali?
Marinela: Po, kam një fëmijë.
Erebeka: Shumë mirë. Ke burrë italian atje.
Eni Çobani: Është martuar Emiljano, jeni martuar edhe ju besoj, është martuar edhe gruaja tjetër.
Marinela: Patjetër.
Eni Çobani: Pra jeni martuar të tërë me një fjalë.
Erebeka: Shumë mirë, nuk ka pse të përmendësh jo se babi është i martuar se ka bërë tjetër fëmijë.
Eni Çobani: Babi sot është i martuar në fakt, aktualisht?
Erebeka: Po, bashkëjeton. Është martuar tri herë, ka tri fëmijë të ndryshëm. Jam unë e para, motra ime është e dyta, tani ka një fëmijë tjetër me një braziliane.
Shkak i konfliktit është vendosja e Erebekës në Shqipëri. Ajo thotë se me kërkesën dhe ngulmimin e së ëmës, erdhi kur ishte 16 vjeçe, kundër dëshirës së saj. Dy vite më vonë, Erebeka ka ndryshuar mendim dhe dëshiron të qëndrojë, ndërsa nëna do që ta marrë me vete.
Erebeka: Para dy vitesh kam ardhur në Shqipëri sepse mami ka thënë do të ikësh të jetosh me babin. Kam ardhur kundër dëshirës sime, mesazhet janë fakte që të kam shkruar për pesë muaj, mami, hajde më merr. Je ti ajo që ke thënë Beka, tani do të mësohesh atje në Shqipëri të keqen mami, do të jetosh me babin, do të mësosh, apo jo?
Eni Çobani: Pra ti s’ke dashur në fillim që të vish apo jo?
Erebeka: Absolutisht jo!
Marinela: Vërtet nuk ka dashur Rebeka, por tani Rebeka…nuk më intereson! Unë nuk mund ta lë dot Rebekën këtu! Rebeka duhet të kthehet me mua në Itali.
Erebeka: Ti më ke sjellë këtu! Të kam lutur pesë muaj, të lutem më merr në Itali, jo, të kam lutur pesë muaj! Mami, janë prova! Kanë qenë pesë muaj! Pse s’më ke marrë?