Skip to content

Mira Murati zbulon “Tinker”, aplikacionin e parë të saj me AI – një sukses i madh

    Startupi Thinking Machines Lab i ish-drejtoreshës teknike të OpenAI, Mira Murati, ka zbuluar produktin e tij të parë: Tinker, një API për rregullimin e modeleve të Al.

    Çfarë bën Tinker?

    Tinker u mundëson studiuesve të Al dhe sigurisë të rregullojnë modelet e mëdha gjuhësore, duke i lejuar ata të eksperimentojnë me algoritmet dhe të dhënat duke përdorur Python, shkruajnë mediat e huaja.

    “Tinker do ta bëjë shumë më të lehtë për studiuesit, zhvilluesit dhe krijuesit e zakonshëm të punojnë me modelet më të avancuara në botë”, tha Murati.

    Mjeti i ri u lejon përdoruesve të personalizojnë modele ekzistuese si LLaMA (nga Meta) dhe Qwen (nga Alibaba), për t’i trajnuar që të zgjidhin detyra specifike – si ndihmë ligjore, shkrim kodi, përkthim, ose madje edhe analiza mjekësore.

    “Tinker përparon misionin tonë për t’u mundësuar më shumë njerëzve të bëjnë kërkime mbi modelet e përparuara dhe t’i përshtatin ato sipas nevojave të tyre”, deklaroi Thinking Machines Lab.

    Pra, Tinker automatizon procesin kompleks të krijimit të modeleve të Al, duke e bërë të mundur për këdo që të ndërtojë dhe përshtatë modele të avancuara, pa pasur nevojë për superkompjutera apo ekipe të mëdha teknike.

    Ekipet në Universitetin e Princetonit, Universitetin e Stanfordit, Universitetin e Kalifornisë, Berkeley dhe organizatën jofitimprurëse të sigurisë së Al Redwood Research kanë përfunduar tashmë projekte duke përdorur Tinker.

    Ndryshe, Murati themeloi Thinking Machines Lab në shkurt 2025. /Telegrafi