Skip to content

“U hodh se e tallnin fëmijët e lagjes”, trondit e ëma e 14-vjeçares në Korçë që tentoi vetëvrasjen: E bullizonin, i thonin, je..

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Korçë, ku një vajzë e mitur është hedhur nga kati i tretë i një pallati. Aktualisht, ajo po trajtohet në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

    Ndërkohë, jashtë kamerave, nëna e saj ka dhënë një dëshmi tronditëse, duke pohuar se vajza është dhunuar dhe bullizuar nga fëmijë të lagjes.

    “Burrin e kam në burg për dhunë në familje, kam katër fëmijë. Erdha në shtëpi nga Barmashi i Kolonjës, në lagjen 14 në Korçë. Vajzën e madhe ma kanë rrahur, edhe vajzën e dytë. Po shtohen bullizimet. Para dy ditësh e ka goditur çupën një vajzë në kurriz. I thashë asaj që ma goditi mos të më bezdisin vajzat time. Sot prapë i vajti çupës time ta godiste. Më goditi dhe mua në stomak dhe mua më morën në polici. Kur isha unë në polici, çupa u hodh nga kati i tretë. U hodh se e tallnin fëmijët në lagje, i thoshin që “mamin ta morën në polici, jeni fshatarë”. Merrni masa se nuk më lenë rehat”, shprehet ajo.