Skip to content

Janë marrë peng nga Izraeli/ Kush është shqiptarja mes aktivistëve në flotën Summud

    Mësohet se një shqiptare ndodhet në mesin e aktivistëve në flotën Summud, që janë kapur nga Izraeli teksa tentonin të dërgonin ndihma në Gaza. Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka reaguar, duke kërkuar lirimin e të gjithë aktivistëve e duke njoftuar se mes tyre ndodhet dhe Albulena Fazliu.

     “Ndër aktivistët/et nga 40 vende të botës që kanë mësyrë të hapin korridor humanitar, është edhe Albulena Fazliu”, thuhet në postim.

    Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka kërkuar nga shteti i Kosovës që të kërkojë menjëherë nga Izraeli lirimin e saj.

    “Shteti i Kosovës duhet të kërkojë menjëherë që Izraeli ta lirojë Albulenën dhe aktivistet e aktivistët tjerë”, thuhet në reagim.