Llotaria Amerikane nuk është më falas: Nga tetori 2025 hyn në fuqi tarifa e re për regjistrim
Deri tani, pjesëmarrja në Programin e Llotarisë Amerikane (DV Lottery) ka qenë gjithmonë falas. Por Departamenti i Shtetit në SHBA ka publikuar në shtator 2025 një rregull të ri që ndryshon mënyrën e financimit të programit. Duke filluar nga lotaria DV-2027, çdo aplikant do të paguajë një tarifë regjistrimi. Ky ndryshim hyn në fuqi me hapjen e periudhës së re të aplikimeve në tetor 2025.
Si ka qenë deri tani
Në vitet e kaluara, përgjigjja ishte e qartë: “Llotaria e Green Card është falas”. Aplikantët nuk paguanin asgjë për regjistrim – thjesht plotësonin formularin online, ngarkonin foton dhe prisnin rezultatin. E vetmja pagesë vinte për fituesit: tarifa prej 330 dollarësh për aplikimin e vizës pranë ambasadës ose konsullatës amerikane.
Çfarë ndryshon
Nga tetori 2025, aplikantët do të paguajnë një tarifë simbolike prej 1 dollar në momentin e regjistrimit online. Kjo është hera e parë në historinë e programit që hyrja nuk është më falas. Tarifa prej 330 dollarësh për fituesit mbetet e pandryshuar. Pra, kostoja totale është:
- 1 dollar për çdo aplikant në fazën e regjistrimit;
- dhe, nëse përzgjidheni, 330 dollarë në ambasadë për aplikimin e vizës.
Pse u vendos tarifa
Qeveria amerikane thotë se kjo tarifë është vendosur për të mbuluar kostot reale të administrimit të programit, që çdo vit merr miliona aplikime nga e gjithë bota.
- Tarifa ndihmon në mirëmbajtjen e sistemeve IT, sigurinë e të dhënave dhe menaxhimin e procesit të përzgjedhjes.
- Synon gjithashtu të ulë mashtrimet, pasi më parë disa individë apo agjenci dorëzonin mijëra aplikime të rreme ose të dyfishta.
- Ndërsa më parë koston e mbulonin vetëm fituesit, tani ajo ndahet proporcionalisht mes të gjithë pjesëmarrësve.
Pyetje të shpeshta (FAQ)
- A ka tarifë për lotarinë DV tani? – Po, nga tetori 2025 aplikimi kushton 1 dollar.
- Çfarë ndodh nëse fitoj? – Fituesit vazhdojnë të paguajnë 330 dollarë për aplikimin e vizës.
- Sa është kostoja totale? – Për ata që nuk fitojnë: vetëm 1 dollar. Për fituesit: 331 dollarë gjithsej.
- Si paguhet tarifa? – Vetëm online, me kartë debiti ose krediti, përmes faqes zyrtare të qeverisë amerikane.
- A kthehet mbrapsht tarifa nëse bëj gabim? – Jo, pagesa prej 1 dollari është jo e rimbursueshme.
- Çfarë ndodh nëse nuk paguaj? – Aplikimi nuk pranohet.
- Kur nisin aplikimet? Akoma nuk ka date zyrtare por pritet qe te nisin me vone se zakonisht pasi pritet te futet ne fuqi rregulli per pagesen.
Kur hyn në fuqi
Rregulli i ri aplikohet vetëm nga periudha e regjistrimit për DV-2027 në tetor 2025. Lotaritë e mëparshme (p.sh. DV-2026) nuk preken.
Linku i njoftimit zyrtar: Federal Register