Skip to content

Presidenti Begaj dekreton datën e zgjedhjeve, ja kur votohet për 6 bashkitë

    Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekretuar datën 9 nëntor 2025 për mbajtjen e zgjedhjeve të pjeshme vendore.

    Zgjedhjet e pjesshme lokale do të mbahen në 6 bashki, të cilat janë Bashkia e Tiranës, Bashkia e Vlorës, Bashkia e Beratit, Bashkia e Tepelenës, Bashkia e Matit dhe Bashkia e Cërrikut.

    Kujtojmë se pak ditë më parë u shkarkua kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet në qeli me urdhër të SPAK, për t’i hapur rrugë zgjedhjeve edhe në Bashkinë Tiranë.

    Veliaj u shkarkua përmes votimit në Këshillin Bashkiak dhe më pas me vendim të Këshillit të ministrave, ndërkohë që më pas Veliaj e dërgoi vendimin në Gjykatën Kushtetuese për të kërkuar pavlefshmërinë e tij.