Skip to content

Hëngrën çamçakëz, tre të mitur përfundojnë në gjendje të rëndë në spital

    3 fëmijë të moshave 3,7 dhe 10 vjeç ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore në pediatrin e spitalit rajonal të Korçës.

    Sipas informacioneve paraprake, mësohet se të tre fëmijët kanë konsumuar disa çëmçakëzë që I kanë gjetur në një kazan plehrash në lagjen nr 6 të qytetit të Korçës.

    Fëmijët mendohet se janë helmuar ndërsa pritet të kryhet një mjekim i specializuar ndaj të tre fëmijëve në repartin e urgjencës në pediatrine e Korçës.

    Njoftimi:

    Rreth orës 18:15, në Pediatrinë e Spitalit të Korçës janë dërguar nga familjarët për të marrë ndihmë mjekësore 3 fëmijë, të moshave 3, 7 dhe 10 vjeç.

    Sipas deklarimeve të familjarëve, dyshohet se fëmijët kanë konsumuar disa karamele, të cilat i kanë gjetur në rrugë, pranë një koshi mbeturinash.

    Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.