Skip to content

“Më ka bërë si i fortë dhe më ka..” Zbardhet dëshmia e autorit të atentatit në Shkodër: Objektivi im ishte vetëm..

    Në deklaratën e dhënë para grupit hetimor, ai ka pohuar se shënjestra e tij e vetme ka qenë Erogen Vaso (i njohur edhe si Erogen Brajoviç), pas një konflikti personal që pretendon të ketë pasur me të.

    “Erogen Vaso ka ndenjur duke më kërcënuar dhe kisha probleme me të. Më ka bërë si i fortë dhe më ka çuar fjalë. E kam patur personale vetëm me Erogen Vason dhe doja të qëlloja vetëm atë.” mësohet të ketë thënë Gila gjatë marrjes në pyetje.

    Ai ka sqaruar se nuk ka pasur qëllim të dëmtonte persona të tjerë.

    “Objektivi im ishte vetëm Erogen Vaso pas një problemi personal me të.”- ka thënë në dëshminë e tij.

    Nga atentati mbetën të vrarë Armando Pali dhe Liridon Kraja, truproja i Erogen Vaso Brajoviç. Ndërsa të plagosur janë vetë Erogen Brajoviç dhe një kamarierë 25-vjeçare, Meri Kaceri.

    Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa Ragip Gila ndodhet në paraburgim.