Ky është Ragip Gilaj, banues në Shkodër autor i masakrës me dy të vrarë e dy të plagosur në Shkodër.
Policia bën me dije se ai është kapur bashkë me armën e krimit dhe makinën që ka tentuar të largohet.
Në momentin e ngjarjes, i dyshuari Ragip Gilaj ishte me skafandër në kokë dhe me një veshje blu ndërkohë që ka hapur zjarr në drejtim të personave të plagosur.
Ai u largua por u aksidentua gjatë arratisë dhe policia e kapi pranë një ure në lumin Kir.
Të vrarë mbetën Armando Pali dhe Liridon Kraja, Ndërsa mes të plagosurve është edhe Erogen Vaso alias Brajoviç, vëllai i të arrestuarit Denis Brajoviç dhe një kamariere.
Sipas bluve pas disa minutash ndjekjeje, është bërë e mundur edhe kapja e autorit Ragib Bila dhe është sekuestruan një armë zjarri automatike.
Ende nuk bëhen me dije rrethanat dhe motivet e ngjarjes.