Skip to content

U futen për të vjedhur një shtëpi në Itali, shqiptarët gjejnë brenda një plis: Na e bëj hallall!

    Një video e pazakontë ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania. Sipas një qytetari që ka arritur ta sigurojë videon, bëhet fjalë për një grup shqiptarësh që u futën për të vjedhur në një shtëpi në Itali.

    Por sapo hynë brenda, ata zbuluan se banesa ishte në pronësi të një bashkëkombasi të tyre, pasi gjetën një qeleshe me flamurin shqiptar (plis). Në atë moment, ata vendosën të mos merrnin asgjë nga shtëpia.

    Jo vetëm kaq, por lanë edhe një shënim në një fletore, ku i kërkonin ndjesë pronarit me mbishkrimin: “Ju kërkojmë ndjesë, na e bëni hallall!”

    “Pasi u futën për të vjedhur një shtëpi në Itali, panë se ishte e një shqiptari dhe nuk morën asgjë”, shprehet qytetari që ka dërguar videon në JOQ Albania.