Skip to content

Ngjarje e rëndë në Shkodër, ekzekutohet një person në qendër të qytetit

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Shkodër, ku një person dyshohet se ka mbetur i vrarë.

    Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur rreth orës 22.30 ndërsa identiteti i viktimës ende nuk është bërë i ditur.

    Forcat e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave. Zona është rrethuar dhe po kryhen kontrolle për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve. Hetimet vijojnë.