Skip to content

Tragjike! Ishte me pushime, 15-vjeçarja nga Tirana gjendet e vetëva’rur në Sarandë

    Një vajzë 15-vjeçare është gjetur e pajetë mbrëmjen e sotme në Sarandë.

    Sipas informacioneve paraprake, vajza kishte shkuar për pushime nga Tirana te të afërmit e saj në fshatin Çukë të Sarandës.

    Ajo është gjetur e varur, në rrethana ende të paqarta, ndërsa dyshohet se mund të ketë kryer vetëvrasje.

    Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë.