Skip to content

Aksidenti tragjik në Sarandë, humbin jetën dy motra 20 dhe 22 vjece. Njëra studionte për Mjekësi..

    Dy motra kanë humbur jetën të dielën në mbrëmje pas një aksidenti të rëndë të ndodhur në aksin Sarandë-Delvinë, . Viktimat janë Ela dhe Rezi Dhimaku nga Delvina. Gjithashtu në aksident ka mbetur e plagosur edhe shtetasja Antonela Zhupa, e cila është transportuar në spitalin e Sarandës.

    Sipas policisë lokale, aksidenti ka ndodhur rreth orës 20:15. Makina tip Lancia e drejtuar nga Ela Dhimaku, 22 vjeç, është përplasur me një mjet tip Audi, i drejtuar nga 23-vjeçari Kevin Nora. Për pasojë ka humbur jetën drejtuesja e mjetit Lancia, motra e saj Rezi Dhimaku, 20 vjeç, ndërsa udhëtarja tjetër, 24-vjeçarka Zhupa, ka mbetur e plagosur.

    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.