Një ngjarje tragjike është shënuar mëngjesin e sotëm në fshatin Kallm i Vogël, ku rreth orës 09:40, është gjetur i pajetë në automjetin e tij shtetasi B. B., 60 vjeç, banues në të njëjtin fshat.
Sipas informacionit paraprak, viktima është gjetur nga familjarët buzë rrugës, ndërsa dyshohet se ka ndërruar jetë si pasojë e një arresti kardiak.
Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili po punon për të zbardhur rrethanat dhe për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes.