Mediat greke kanë publikuar pamjet nga momenti i arrestimit të 40-vjecarit shqiptar, Pandeli Nakoleci, i cili vrau gruan me thikë një ditë ëm parë në zonën e Volosit.
Siç shihet edhe në foto, Nakoleci ëhstë i shrtrirë në tokë dhe i prangosur.
40-vjeçari u largua menjëherë nga vendngjarja një ditë më parë, ndërsa u arrestua sot ku u gjet i fshehur në një parking, 200 metra larg vendit nga ku kreu krimin.
Sipas informacioneve të mediave greke, në fjalët e tij të para pas arrestimit, 40-vjeçari dukej i papenduar. Ai u tha oficerëve të policisë:
” Gruaja ime më tradhtonte, çfarë duhet të bëja unë?”
Sipas asaj që është raportuar, 40-vjeçari u gjet në rrugën Evripidou në qendër të qytetit, afërsisht 200 metra larg shtëpisë ku ndodhi krimi brutal.
Ai ishte fshehur në një arë dhe mbante veshur rroba që i gjeti në një kosh plehrash. Nuk kishte me vete telefon celular apo ndonjë objekt tjetër.