Skip to content

“Dalim se nuk ndihem mirë” Po festonin ditëndjen e të birit, në Sarandë, por pesoi arrest kardiak..

    Publicisti i njohur ndërroi jetë në moshën 64-vjeçare, pas një arrestu kardiak, teksa po drekonte me familjen e tij pasi po festonin ditëndjen e të birit, në Sarandë. Ai ndërroi jetë përgjatë transportit në spital.

    “Dalim se nuk ndihem mirë” kanë qenë fjalët e tij në lokal dhe pak më pas në rrugë ka kërkuar të ulet diku, por ka qenë vonë. Familja ka kërkuar me urgjencë një ambulancë.

    Zheji 64 vjeç ka bërë një ndërhyrje kirurgjikale në Gjermani disa muaj më parë.

    Por ai i mohoi lajmet se ishte sëmurë. Në një intervistë ka pohuar se ndodhet në Sarandë me familjen dhe se lajmet që qarkullojnë për semundjen e tij të janë si “puçrrat që u dalin fëmijëve nga djersa e vapës”.

    Ai pranoi se ka kryer një ndërhyrje të lehtë kirurgjikale në Gjermani, por sipas tij këto tre muaj ka preferuar të kujdeset për vetën, duke hequr “prizat’ nga zhvillimet e përditshme.

    Kush ishte Artur Zheji?

    I lindur më 29 gusht 1961, i biri i euriditit të njohur shqiptar Petro Zhejit dhe aktores së njohur shqiptare Besa Imamit, Artur Zheji njihet për publikun shqiptar si gazetar, publicist, por dhe drejtues i një emisioni shqiptar.

    Ai ka qenë i angazhuar për dekada në fushën e gazetarisë në vendin tonë. Veprimtaria e tij konsistonte analiza politike, shkrime editoriale të ndryshme si dhe drejtimin e programeve televizive.

    Artur Zheji u diplomua për regjisor në Institutin e Lartë të Arteve, ku spikati dhe la gjurmën e tij në dramaturgjinë shqiptare. Në skenën e Teatrit Kombëtar, u vendos në skenë drama e tij “Raimonda”, përgjatë kohës që diplomohei.

    Pas diplomimit, Zheji u zhvendos në Itali ku qëndroi për rreth 10 vite. Aty, ai punoi në “Radio Radicale” si specialist i çështjeve të Evropës dhe Ballkanit, përgjatë kohës së luftës së Kosovës, duke u bërë kështu dhe një zë i rëndësishëm i shqiptarëve në arenën ndërkombëtare.

    Që prej vitit 2017, ai ishte drejtues i emisionit politik dhe analitik 360 Gradë.

    Artur Zheji u nda nga jeta në moshën 64-vjeçare, duke lënë pas bashkëshorten dhe dy fëmijët, djalin 22-vjeçar dhe vajzën 19 vjeç.