Skip to content

“Më 26 Gusht ndërmarrim një tjetër aksion”/ Rama ka një thirrje për Shqiptarët…

    Kryeministri Edi Rama ka bërë thirrje këtë të shtunë që qytetarët t’i bashkohen nismës “Male të Pastra”, një aksion pastrimi organizuar nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura.

    Më 26 gusht do të ndërmerret një aksion pastrimi në dhjetë parqe kombëtare e natyrore.

    MIRËMËNGJES dhe me ftesën për t’iu bashkuar nismës “Male të Pastra”, një aksion pastrimi organizuar nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura në dhjetë parqe kombëtare e natyrore në datën 26 gusht, si një kontribut modest i gjithësecilit e njëkohësisht mesazh kuptimplotë për kujdesin ndaj natyrës së përbashkët, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan Rama.