Skip to content

Kjo është shqiptarja që u vra nga bashkëshorti në Greqi, e goditi me thikë në qafë dhe shpinë në sy të fëmijëve

    Krimi i rëndë ndodhi ditën e sotme në Volos, në sy të fëmijëve të çiftit.

    Një nga katër fëmijët i tha policisë: Pashë babin duke therrur mamin me thikë.

    Mësohet se 40-vjeçari e ka goditur me thikë në shpinë dhe qafë bashkëshorten, e cila ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

    Një video e publikuar nga protothema.gr tregon një nga vajzaT e çiftit që mbërrin në vendngjarje dhe shikon pellgun e gjakuT në hyrje të pallatit.

    Vajza e madhe foli për mediat, duke deklaruar se prindërit e saj kishin grindje të shpeshta.

    Këtë mëngjes, ndërsa e gjithë familja ishte në shtëpi, shpërtheu një tjetër grindje dhe më pas 40-vjeçari shqiptar rrëmbeu një thikë dhe e goditi gruan në qafë dhe shpinë.

    “Nuk e di pse u grindën”, tha vajza e tyre 16-vjeçare, e cila zbuloi se 40-vjeçari ishte xheloz për nënën e saj dhe për një kohë ajo e kishte larguar nga shtëpia.

    36-vjeçarja vrapoi për t’u arratisur duke u larguar nga apartamenti. Por ai e ndoqi poshtë shkallëve dhe në hyrje të pallatit e goditi përsëri. Pastaj, gruaja u rrëzua dhe autori, duke e parë të mbuluar me gjak, iku me vrap.

    Policia vijon hetimet dhe kërkimet për autorin, i cili sipas mediave greke ishte përdorues droge dhe kishte tentuar vetëvrasje në qershor./Vizionplus.tv