Skip to content

E rende ne Durres/ 32 vjecari tenton të vrase fqinjin duke e shtypur me makinë

    Policia në Durrës arrestoi një 32-vjeçar i cili tentoi të vriste me makinë fqinjin e tij.

    Në pranga u vu shtetasi Benard Shkajoti, 32 vjeç, banues në Sukth, Durrës, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasje me dashje”, e mbetur në tentativë dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

    “Në fshatin Perlat, Sukth, pas një konflikti për motive të dobëta (fyerje dhe ofendime), ky shtetas tentoi të vriste me automjetin që drejtonte, komshiun e tij, shtetasin L. D., 40 vjeç, banues në Sukth. Ky i fundit, si pasojë e goditjes me automjet, pësoi dëmtime  dhe u transportua në Spitalin Rajonal Durrës, ku po merr ndihmë mjekësore”, bëri me dije policia.

    Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës dhe shërbimet e Policisë Rrugore i kryen testin e alkoolit, ku rezultoi se ai drejtonte automjetin në gjendje të dehur, me masën 0.92 mg/l.

    Automjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.