Skip to content

Porosit grosh ne Sarande, qytetarit mbetet pa fjale kur sheh faturen

    Një qytetar ka denoncuar çmimin e çuditshëm të një pjate fasule në Sarandë. Sipas tij, ai porositi një pjatë groshë por mbeti pa fjalë kur pa se u faturua 800 lekë të reja.

    Qytetari tregon se nuk e kishte pritur ndonjëherë një tarifë të tillë, dhe situata ka ngjallur habi dhe humor.

    Denoncimi vjen në një kohë kur vizitorët e Jugut po përballen me rritje çmimesh në restorante dhe kafene, duke e bërë një drekë të thjeshtë një eksperiencë jo pak të kushtueshme.

    Mesazhi i qytetarit:

    “Përshëndetje 1 pjatë fasule 800 lekë… Edhe këtë s’ma kishin parë sytë ndonjeherë në Sarandë.”