Delvina po përballet me një situatë tepër të rënduar si pasojë e zjarreve masive.
Një nga banorët, Avni Huda ka gjithë natën pa gjumë në luftë me flakët. Ullishtet me të cilat siguronte të ardhurat i janë djegur. Shtëpia iu rrethua nga flakët, por zjarri u vu nën kontroll.
Me gjithë rrezikun, makthin e shqetësimin në këto momente të vështira, ai kujdeset për një gotë ujë apo për një bistak rrush, në shenjë mirënjohje për mbështetjen.

