1082 vende të lira pune në shtet, ja si mund të përfitoni

661
0

Rritja e pagave për punonjësit e administratës publike nuk do të bëhet më në bazë të vjetërsisë apo normave fikse të përcaktuara me ligj, por në bazë të rezultateve vetjake të çdo punonjësi.

Zëvendëskryeministrja Senida Mesi paralajmëroi në Kuvend reformën e afërt në sistemin e pagave të nëpunësve publikë. Ajo tha se rritja e pagës do bëhet në bazë të performancës personale të secilit punonjës, në bazë të trajnimeve dhe vlerësimeve pas trajnimeve.

Albana Koçiu, Drejtoreshë e Departamentit të Administratës Publike raportoi se viti zgjedhor 2017, si dhe vendosja e disa ministrave teknikë, pezulloi për një kohë të gjatë procedurat e plotësimit të vendeve vakante.

https://youtu.be/AecgKTH3U_U

Ajo tha se për vitin 2018, numri i vendeve vakante që do të plotësohen me punonjës të rinj është 1082.

Senida Mesi dhe Albana Koçiu paraqitën në Komisionin Parlamentar të Ligjeve Raportin Vjetor të Departamentit të Administratës Publike raportoi për vitin 2017.