Skip to content

Policia rrethon News 24, ndalohet hyrja në TV! Godina do të kthehet në fabrikë armësh

    Policia e Shtetit ka rrethuar televizionin News24, duke rrethuar godinën në orët e para të mëngjesit.

    Policia kërkon lirimin e ambienteve ku aktualisht ndodhen redaksitë News24, BalkanWeb, Panorama dhe Gazeta Shqiptare.

    Qeveria miratoi më 12 mars 2025 një vendim që i kalon shoqërisë shtetërore KAYO pronësinë e godinave të ish-Uzinës së Autotraktorëve, të cilat ndodhen në zonën e Shkozës.

    Godina ku sot ndodhet News24 do të kthehet në një fabrikë armësh.

    Në krye të kompanisë shtetërore KAYO, Edi Rama ka vendosur ish-drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliun, i cili është duke udhëhequr edhe aksionin e sotëm.

    Ky është sinjali i News 24 aktualisht: