Skip to content

“Kush je ti mor…”, personazhi i njohur rrëfen si u dhunua: Më goditi disa herë, për 7 sekonda…

    Në orët e para të mëngjesit të 3 gushtit, personazhi i njohur i rrjeteve sociale, Genard Hajdini, është dhunuar së bashku me babanë e tij në ambientet e një lokali në kryeqytet.

    Në një intervistë për Top Channel pesë ditë pas ngjarjes, me hematoma ende në fytyrë, Genardi rrëfen sesi nisi konflikti ku fillimisht u dhunua babai i tij nga një klient në lokalin ku ndodhej, dhe më pas u dhunua edhe ai.

    Genardi, i njohur për historinë e trishtë të jetës së tij, tregon se nuk ka konflikte me askënd dhe se rastin do e ndjekë deri në instancat më të larta të drejtësisë.