Skip to content

“I solli një shishe ujë tepër”/ Ish-shefi i qarkullimit të Vlorës dhunon kamerierin, i bashkohet edhe një person me precedentë kriminale (VIDEO)

    Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në barin e një hoteli në zonën e Skelës ku është dhunuar një kamarier nga ana e një efektivi policie jashtë detyrës dhe një personi me një të kaluar të theksuar kriminale.

    Siç duket dhe nga pamjet, dy personat i janë afruar kamarierit duke i kërkuar llogari se pse kishte çuar në tavolinë një shishe ujë më tepër se sa kishin kërkuar ndërkohë që siç duket dhe në pamje, ka qënë efektivi i policisë Ardian Isufi, ish-shef i qarkullimit të Vlorës ai që e ka prekur të riun ndërsa më pas i sulet një tjetër person që ishte në tavolinë me të duke e goditur disa herë, i quajtur Leart Bino.

    Kamarieri i dhunuar për shkak të detyrës është larguar pasi pasojat mund të ishin fatale për t’i shpëtuar një sulmi tjetër pasi dhunuesit po i afroheshin përsëri. klientë të huaj dhe shqiptarë janë larguar të tmerruar kur kanë parë se si dhunohej në mes të lokalit, një kamarier i cili po kryente vetëm detyrën .