Pas ditëve përvëluese të korrikut, ku u regjistruan temperaturat më të larta të kësaj vere, muaji gusht pritet të nisë me kushte më të lehta për shumicën e territorit. Meteorologia Lajda Porja, në një intervistë për emisionin “Aldo Morning Show” , tha se dhjetëditëshi i parë i gushtit do të karakterizohet nga temperatura relativisht të moderuara, me maksimumet që do të luhaten rreth vlerës 34 gradë Celsius.
Megjithatë, sipas saj, qetësia nuk do të zgjasë shumë: një tjetër valë e nxehti pritet të godasë vendin nga mesi i gushtit, me disa ditë që mund të kapin sërish shifrat mbi 40 gradë.
Ndërkohë, temperaturat po stabilizohen edhe në pjesën më të madhe të Europës, përfshirë Italinë dhe Ballkanin, ndërsa Greqia dhe Turqia do të vijojnë të mbeten në vlera të larta edhe gjatë ditëve në vijim. Gushti pritet të jetë mesatarisht 1–2 gradë më i ngrohtë se mesatarja shumëvjeçare, por pa tejkaluar rekordin e regjistruar ditën e djeshme.
“Gushti futet relativisht mjaft mirë, le të themi që 7-10 ditë gushti futet me temperatura 34 gradë. Pas dhjetë ditëshit të parë presim nga mezi i gushtit një tjetër valë të nxehti. Nuk mendoj se do të ketë temperatura më të larta se sa dita e djeshme. Mund të kemi edhe ndonjë ditë e cila do të kapë vlerën 40 ose mbi 40 gradë Celsius. Temperaturat më të larta të verës u shënuan dje. Fundi i gushtit do të normalizojë temperaturat.