Skip to content

3 vite burg për parkim dysh, Shefi i Sigurisë Rrugore shpjegon detajet e ligjit: Bëhet fjalë vetëm për rastet kur

    I ftuar në emisionin Quo Vadis, ishte Shef i Sigurisë Rrugore, Artur Selimaj, theksoi se Kodi Penal parashikon ndëshkime serioze për raste të caktuara që cenojnë rendin publik dhe sigurinë rrugore.

    Ai u ndal tek rasti konkret i parkimit të dyfishtë, një fenomen shqetësues që jo vetëm pengon qarkullimin normal të automjeteve, por rrezikon edhe ndërhyrjen e shërbimeve emergjente në raste urgjente.

    Sipas Selimajt, ky veprim nuk duhet parë më si një shkelje e zakonshme, por si një vepër që mund të ketë pasoja të rënda, për të cilat ligji ka parashikuar edhe burg, madje deri në 3 vite.

    Ai thotë se ky është një nen i parashikuar në kodin penal dhe ndëshkohen rastet kur qarkullimi i mjeteve është i bllokuar totalisht me mjete ose pengesa