SHAKOHOXHA RRËFEN MOMENTIN MË TË VËSHTIRË TË JETËS

476
0

Gazetari dhe komentatori i njohur i sportit, Dritan Shakohoxha ka qenë i ftuar sonte në Kurthin e Piter Panit, ku rrëfeu, ndër të tjera, edhe një prej momenteve më të vështira të jetës së tij: “Kam lindur i martuar”, – tha ai ndërsa kujtoi momentin e parë kur mësoi se u bë baba.

Ishte vetëm 23 vjeç kur erdhi në jetë Frenkli, djali i tij i parë. I mbetur këtu, pyetjes se cili ka qenë momenti më i vështirë në jetën e tij, Shakohoxha thotë se brezi i tij ka kaluar shumë momente të vështira, por atë që ai mban mend si më të vështirin ka të bëjë pikërisht me Frenklin:

“Momenti ndoshta më i vështirë i jetës ka qenë kur Frenkli, djali im i madh, pati një akident dhe u vra në kokë. Na u krijua ideja se do të ndodhte ndonjë gjë shumë e keqe. Thonë shpesh se njeriu mund të qendrojë pa gjumë – ne kemi qëndruar 5 ditë pa gjumë dhe pa ngrënë, por Zoti është i madh. Gjithçka kaloi…” – tha Shakohoxha i emocionuar.