Eurodeputeti italian i shkon në spital shqiptarit të plagosur për vjedhje: Po na kushton 6.500 Kërkoi falje italianëve€!

689
0

I riu shqiptar ishte denoncuar për dhunim banese dhe tentativë grabitje për shkak se kishte hyrë në oborrin e shtëpisë së Antonio Bonfiglio, një shofer 56 vjeçar. Kishte qenë pikërisht Bonfiglio ai që kishte shtënë me një pushkë gjahu të kalibrit 12

Europarlamentari italian Angelo Ciocca, ka bërë një vizitë të papritur sot në mëngjes në dhomën e katit të gjashtë të spitalit Dea të Pavisë, në të cilën ishte shtruar Stef Tuci, një shqiptar 26-vjeçar, i plagosur në bark gjatë tentativës për grabitje të kryer në Casteggio, pranë Pavias në veri të Italisë rreth orës 22 të martën e 27 marsit.

I riu shqiptar ishte denoncuar për dhunim banese dhe tentativë grabitje për shkak se kishte hyrë në oborrin e shtëpisë së Antonio Bonfiglio, një shofer 56 vjeçar. Kishte qenë pikërisht Bonfiglio ai që kishte shtënë me një pushkë gjahu të kalibrit 12-she me saçme kur kishte parë tentativën për të hyrë në shtëpinë e tij. Qitja e kishte zënë Tucin në bark.

Deputeti i parlamentit evropian Ciocca të hënën në mëngjes hyri në repartin e kirurgjisë së përgjithshme të spitalit Dea dhe i tregoi Tucit, që në atë moment ishte i shtrirë në shtrat, një tabelë ku ishte shkruar me të madhe: “Krimi yt na ka kushtuar 6.500 euro. Kërkoi falje italianëve”.

Eurodeputeti i tregon shqiptarit se sa u ka kushtuar taksapaguesve italianë veprimi i tij

I pyetur lidhur me këtë episod, Giorgio Girelli, presidenti i Poliklinikut “San Matteo”, gjatë mbrëmjes deklaroi: “Nuk kam asgjë për të thënë. Nuk i njoh me detaje faktet. Do të bëjmë verifikimet e nevojshme”. Ndërkohë që drejtori i përgjithshëm i Poliklinikut, Nunzio Del Sorbo, tha: “E mësuam vetëm më vonë atë që kishte ndodhur, jemi ende duke e verifikuar se si kanë rrjedhur ngjarjet. Shtruam një pacient i cili duhej të shtrohej sepse ishte në gjendje të rëndë. Nuk dinim asgjë për këtë blitz dhe nuk mund ta kontrollojmë në çdo moment se kush hyn dhe kush del nga spitali. Për më tepër që Ciocca është një figurë institucionale, nëse ka dashur të bëjë një veprim kaq të rëndë do të mbajë përgjegjësi vetë”.

Krimi yt na ka kushtuar 6.500 euro, shkruhet në pankartën e deputetit

s.k.