Telefonata e papritur: Moderatorja shqiptare shpërthen në lot live në emision

856
0

Moderatorja e emisionit “Me zemër të hapur” në News24, Evis Ahmeti feston sot ditëlindjen e në këtë ditë të veçantë ka marrë një surprizë live teksa drejtonte emisionin.

Në studio po trajtohej një çështje konflikti mes një nëne dhe vajzës që nuk fliste dhe teksa Evisi priste që në linjë telefonike të hynte vajza e familjes, në fakt telefonoi dikush tjetër.

Vajza e moderatores e surprizoi atë me rastin e ditëlindjes duke e telefonuar dhe i uruar ditëlindjen publikisht.

“Më falni për kohën televizive që po ju marr. Mami në këtë 45-vjetor unë ndodhem larg teje, por dashuria ime nuk matet me kilometra. Kam fatin e madh që kam një mama të përkushtuar si ty. Të dua shumë dhe të them se je mami më e mirë në botë”, u shpreh vajza e Evit Ahmetit.

Moderatorja u emocionua shumë dhe me lot në sy tha: “Shumë faleminderit zemra e mamit”.

Më pas stafi i solli Evisit në studio dhuratën e të bijës që konsistonte në një trëndafil në qelq.

xing/