Aksidenti që mori tre jetë në Fier, kush janë të rinjtë, mes tyre një vajzë franceze

957
0

Këto që po shihni në foto janë tre viktimat e aksidentit tragjik në aksin rrugor Levan–Tepelenë. Fotot e tre të rinjve që fatkeqësisht u mbytën në kanal.

32-vjeçari Fisnik Murataj ka qenë drejtuesi i automjetit, i cili po udhëtonte me të fejuarën e tij, shtetasen franceze 34-vjeçaren, Nazia Aham dhe djalin e xhaxhait Agustin Muratajn 30 vjeç, ku  makina me të cilën po udhëtonin ka dalë nga rruga, duke përfunduar në kanal.

 

 

Fisnik Murataj

Ata po ktheheshin nga dasma drejt Greqisë, ku edhe jetonin dhe dyshohet se makina i përkiste 34-vjeçares franceze.

 

Nazia Aham

Por fati i keq, bëri që jeta e tyre të ndërpritet si pasojë e aksidentit të rëndë dhe të mos shkonin në destinacionin e nisur… Nga fotot shihet se Nazia dhe i fejuari i saj kishin fiksim qentë.

Në fshatin Varibop, në kanalin me ujë në anë të rrugës është gjetur i rrëzuar një mjet tip “Suzuki” me targa IHZ 1755, e për pasojë tre pjesëtarët e familjes u gjetën të mbytur në kanal.

Agustin Murataj

Me poshte shihet foto ku shihet makina, duke u nxjerrë nga kanali me ujë në rrugë.