Kryebashkiaku i një fshati spanjoll ka dalë me një zgjidhje origjinale për të evituar që shkolla e fshatit të mos mbyllet për shkak të mungesës së nxënësve.
“Ne u takuam me bordin e shkollës në janar, para se të fillojë semestri i dytë dhe kishte në total 7 nxënës. Vitin e ardhshëm do të ishin vetëm katër dhe ishin dy motra dhe dy vëllezër. Mësimi do të ishte monoton, duhet më shumë diversitet”, thotë kryebashkiaku Alvaro Ferrer.
Dhe ai ka marrë me qindra reagime ndaj apeleve të tij, me njerëz nga e gjithë Spanja, e madje edhe nga disa vende të Amerikës Latine si Argjentina dhe Kolumbia. Por, duke qenë se qyteza ka vetëm shtatë vende pune dhe tre ambiente akomodimi për të ofruar, kryebashkiaku i ka kërkuar të interesuarve të dërgojnë aplikime për shqyrtim.
Nxënësit e përzgjedhur u morën në pyetje nga bordi i shkollës javën e shkuar. Më 4 prill, fshati Portell njoftoi se 10 familje mund të vendoseshin në fshat në fund të vitit shkollor dhe katër fëmijë të rinj do të nisnin mësimin vitin e ardhshëm.
Erica Venturia është një nga banorët e rinj të Portellit, me të shoqin dhe dy vajzat e tyre. Ajo tregon se e kishte lexuar ofertën kur ishte e papunë. “Kemi kaluar kohë të vështira dhe jemi të ekzaltuar nga kjo mundësi e re”, thotë Erica.
Duke folur për familjet e përzgjedhura, Ferrer thotë se ato do të ishin zgjidhje nëse vendosin të qëndrojnë në Portell. Sidoqoftë, ai thotë se i ka ruajtur të dhënat e kandidatëve të tjerë, në rast se nuk funksionon me familjet e përzgjedhura.
Provinca e Castellon, ku edhe ndodhet Portell, vuan nga depopullimi. Sipas të dhënave rajonale, 86% e komunave të saj kanë më pak se 5 mijë banorë dhe 19 prej tyre, më pak se 100 banorë.