Kur Të Mësosh Të Respektosh Veten, Do Ta Shohësh Jetën Kështu…

1203
0

Pa pasur respekt për veten nuk mund të përmirësoni me të vërtetë veten dhe jetën tuaj.

Pse? Epo, sepse vetërespekti është themeli për jetën që ndërtojmë. Kur mungon themeli, nuk kemi asgjë për të ndërtuar.

Vetërespekti ndikon në marrëdhëniet tuaja, në karrierën tuaj, në pikëpamjen tuaj ndaj vetes … pak a shumë në gjithçka.

Mjerisht, shumë njerëz nuk kanë shumë respekt për veten. Kjo vjen nga të mos paturit e një marrëdhënieje shumë të mirë me vetveten, por për fat të mirë, të gjithë mund të mësojnë se si ta duan dhe ta nderojnë veten duke ndryshuar modelet e tyre të të menduarit.

Nëse nuk keni shumë motivim për të dashur veten, ndoshta ne mund t’ju bindim që të filloni me këto gjëra që të ndryshojnë jetën dhe të cilat ndodhin kur ju i jepni vetes respekt.

Ja pesë gjëra që ndodhin kur filloni të respektoni veten:

Mësoni gjithashtu të doni veten

Dashuria për veten dhe vetë-respekti shkojnë bashkë. Njerëzit të cilët kanë më shumë respekt për vetveten priren të kenë vetëvlerësim më të mirë, gjë që përkthehet në më shumë dashuri për veten e tyre.

Duke mësuar të pëlqeni dhe të doni veten po bëni shumë për jetën tuaj. Ju mund të mos toleroni asgjë apo askënd që nuk ju do ashtu siç jeni.

Ju nuk do të pranoni më në jetë miqësi dhe marrëdhënie toksike, sepse niveli i dashurisë që keni për veten tuaj nuk do ta lejojë këtë gjë.

Ju nuk do të kënaqeni me zgjedhje të varfra dietike, sepse ju do të doni të vendosni gjërat që dëshironi në trupin tuaj.

Ju nuk do të pranoni një punë që urreni, sepse kjo do të thotë që ju nuk e doni apo e respektoni veten të mjaftueshëm për të bërë diçka që ju pëlqen.

Lista vazhdon dhe vazhdon, por ajo çfarë duam të themi është se vetë-respekt hap rrugën për të dashuruar, dhe të armatosur me të dyja këto, jeta juaj do të lulëzojë si kurrë më parë.

Do mësoni të pëlqeni të qëndruarit vetëm

Njerëzit që nuk respektojnë veten në përgjithësi nuk e pëlqejnë vetminë, sepse kjo do të thotë të jenë vetëm me mendimet dhe ndjenjat e tyre dhe kjo gjë i tmerron ato. Pse?

Epo, nëse nuk keni shumë respekt për veten, ndoshta nuk ju pëlqen vetja dhe aq shumë dhe lejoni të flisni negativisht rreth vetes.

Megjithatë, kur keni respekt dhe dashuri për veten, do të flisni pozitivisht rreth saj dhe do të përfshiheni në sjellje më të përzemërta, që do të thotë se ju do të kërkoni për të kaluar kohë vetëm.

Nuk do t’ju interesojë se çfarë mendojnë të tjerët

Njerëzit me pak vetëbesim dhe respekt për veten presin që të pranohen nga të tjerët dhe të admirohen. Megjithatë, kur e përmirësoni pikëpamjen tuaj për veten, e gjitha do të ndryshojë.

Në vend që të kërkoni për një ndjenjë përkatësie të jashtme, do ta gjeni atë përbrenda. Do të ndiheni rehat me veten tuaj sepse do të kuptoni se vetëm opinioni që keni për vete ka rëndësi.

Duke u interesuar për atë çfarë mendojnë të tjerët dhe duke kërkuar një aprovim prej tyre, krijon një lloj burgu në mendjen tuaj. Megjithatë, çliroheni kur mbështeteni tek vetja për këto ndjesi.

Bota do të duket më e bukur

Kur nuk e shikoni veten me sy të mirë, bota rreth jush merr gjithashtu një pamje të zymtë.

Mendimet tuaja diktojnë realitetin tuaj, kështu që çdo gjë që shihni në veten tuaj do të depërtojë në jetën tuaj gjithashtu.

Kështu, duke respektuar dhe dashur veten, do të mësoni të keni një një opinion më pozitiv, që do t’ju ndihmojë të keni më shumë optimizëm për veten dhe botën tuaj.

Njerëzit me vetë respekt të ulët priren ta shohin gotën gjysëm bosh, por do të filloni ta shihni gjysëm plot. Ky qëndrim do t’ju ndihmojë të lundroni pengesat dhe sfidat në jetë më me efektivitet.

Zona e komfortit nuk do t’ju tërheqë më

Për shumicën e njerëzve, bota duket mjaft e frikshme, kështu që ata fshihen brenda mburojave të tyre për të shmangur ndonjë gjë të pakëndshme.

Megjithatë, ajo që ata nuk mund të shohin është se shumë nga kjo parehati buron nga brenda. Ata nuk i besojnë ose nuk e duan veten mjaftueshëm për të parë se ata kanë të gjitha mjetet e nevojshme për të krijuar një jetë me të cilën ndihen mirë.

Megjithatë, njerëzit që respektojnë vetëbesimin, kanë besim në aftësitë e tyre dhe u pëlqen të testojnë limitet e veta. Ata e dinë se kufijtë e vetëvendosur vetëm sa i pengojnë ata.

Mjerisht, shumë njerëz ndjehen të papërshtatshëm ose inferiorë dhe këto besime i pengojnë deri në një masë të madhe.

Duket e vështirë për të ndryshuar modelet e të menduarit dhe sjelljet që janë mësuar, por në realitet, gjithçka që duhet është këmbëngulja dhe vendosmëria.

Askush nuk mund ta vendosë vetëvlerësimin për ju, përveç jush, kështu që mbajeni mend këtë ndërsa udhëtoni në jetë.

Duke pasur respekt për veten mund ta ndryshoni jetën tuaj, nëse jeni të gatshëm të bëni punën që duhet për të arritur në ndryshim.