Erdogan kërkon t’i mbyllë, por ja lista me fëmijët e politikanëve shqiptarë që studiojnë në shkollat Gyleniste

520
0

Turqia vjen me një kërkesë të përsëritur dhe të fortë për Shqipërinë: Mbylljen e kolegjeve turke. Ato janë disa nga shkollat më të kërkuara në vendin tonë që veprojnë prej disa vitesh në fushën e dijes. Në kolegjet turke mësojnë fëmijët e disa politikanëve shqiptarë, por jo vetëm, edhe fëmijë të biznesmenëve dhe njerëzve të tjerë me influencë në vend.

T7 shkruan se në këto shkolla studiojnë dhe janë diplomuar disa nga fëmijët e ministrave shqiptarë. Sipas të njëjtave burime, vajza e ministres së arsimit Lindita Nikolla, Livia Nikolla ka studiuar në universitetin “Epoka” . Vajza e ish-ministres së integrimit, Majlinda Bregut, Kejda Ajazi e cila ka studiuar tek Turgut Ozal. Në po të njëjtin kolegj, studimet i ka përfunduar edhe vajza e ish zv/kryeministrit tashmë ministrit të bujqësisë, Niko Peleshit, Aleksia Peleshi. Shkollimin në kolegje turke, e bën edhe djali i Presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta, Bes Meta. Ky i fundit, studimet është duke i bërë në kolegjin “Turgut Ozal”.