Skip to content

Aksident i rëndë në Itali, humb jetën shqiptari..

    Një 39-vjeçar shqiptar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të ndodhur në zonën e Corotona-s në Itali.

    Sipas mediave italiane, ai u godit nga një makinë e cila drejtohej nga një 19-vjeçar.

    Ngjarja ka ndodhur rreth orës 7:45. Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme të ekipeve mjekësore, shqiptari me iniciale E.G humbi jetën në vendin e ngjarjes.

    Rrethanat e aksidentit janë ende të paqarta dhe po hetohen nga policia.