Skip to content

Aksidenti horror: Shuhet familja duke ndjekur verbërisht GPS-in

    Një aksident mjaft i rëndë ka ndodhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Florida, ku 4 anëtarë të një familjeje britanike humbën jetën.

    Ngjarja ndodhi teksa familja, që ndodhej me pushime në Florida, po kthehej nga ‘Kennedy Space Center’ dhe i preu rrugën një kamioni në Titusville.

    Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe konstatoi se të 4 pasagjerët e makinës, kishin humbur jetën në vend. Viktimat ishin pjesë e familjes Stephenson, teksa humbën jetën prindërit dhe djali me bashkëshorten e tij.

    Nga hetimet paraprake rezultoi se makina e drejtuar nga britanikët, i ka prerë rrugën kamionit, ndërsa policia dyshon se ka qenë pikërisht pajisja GPS, që ka sinjalizuar gabimisht drejtuesin e mjetit.