Skip to content

Ish-banorët e Big Brother bëhen prindër për herë të parë

    Ajo është një prej ish-banoreve të reality show, Big Brother Albania, ku me pjesëmarrjen e saj la gjurmë për shkak të natyrës së saj ekspresive.

    A e mbani mend Klaudia Veselin? Ajo tashmë është martuar dhe para pak ditësh është bërë nënë për herë të parë.

    Klaudia ka sjellë në jetë një djalë si fryt i martesës me ish-banorin tjetër të Big Brother, Arsim Berisha.

    Gjithashtu pas martesës ajo ka ndryshuar mbiemrin, duke u quajtur Klaudia Berisha.

    Ka qenë Arsimi ai që ka publikuar fotografinë e parë të djalit teksa e mban në krahë.

    “Djali im, engjëlli ynë i fjetur”, shkruan Arsimi.

    Mësohet se çifti e ka quajtur djalin Agim, në nder të babait të ndjerë të Arsimit.