Skip to content

Po shihte ndeshjen me djalin, del foto, ky është shqiptari që u qëllua me plumb në kokë në Itali

  • by

Vladimir Topjana, 43-vjeç, u qëllua mbrëmjen e djeshme për vdekje me armë zjarri, pranë një lokali ku kishte dalë të shihte një ndeshje futbolli me djalin e tij. Topjana, personi në foton e mëposhtme, po bisedonte me një të afërm, kur një Audi i bardhë ka ndaluar pranë tyre.

Personat që zbritën nga Audi kanë debatuar fillimisht me viktimën. Debati me tone të larta ka tërhequr vëmendjen e disa klientëve të lokalit pranë, të cilët tentuan t’i qetësojnë, por pa sukses. Më pas, shqiptarët kanë lëvizur në një hapësirë mes dy bizneseve, ku debati u agravua në vrasje. Në një moment një prej tyre ka nxjerrë armën dhe e ka qëlluar tre herë. Një nga plumbat e ka kapur Topjanën në kokë duke i shkaktuar vdekjen në vend në sy të të birit.

Policia italiane njoftoi se pranë vendit të ngjarjes ka qenë kunati i tij, i cili fillimisht nuk ka kuptuar se çfarë po ndodhte. Pak pas tij ka mbërritur edhe djali i viktimës. 43-vjeçari, raportohet se e frekuentonte shpesh zonën pasi kishte disa të afërm që jetonin aty. Autori 30-vjeç, u arrestua pak orë pas ngjarjes, ndonëse pas vrasjes u arratis nga vendngjarja. Ende nuk dihen shkaqet e debatit mes tyre që përfundoi në vrasje.

Please follow and like us:
fb-share-icon0
Tweet 20

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.