Skip to content

Temperatura deri në -5 °C, Metereologia Gjoni: Ja çfarë pritet me motin këtë javë. Reshjet e shiut rikthehen ditën e..

    Metereologia Anira Gjoni nga IGJEUM thotë se gjatë kësaj jave, në territorin e vendit do të ketë rënie të temperaturave, por ajo sqaron se nuk do të ketë reshje dëbore apo shiu në këto ditë të para të javës.

    Në një intervistë, Gjoni u shpreh se të premten do të rikthehen reshjet e shiut.

    “Nuk presim më të ketë reshje dëbore, pasi janë ezauruar tashmë. Temperaturat e ulëta do të na shoqërojnë gjatë gjithë javës, e premtja do bëjë kthesën.

    Nga dita e martë, në zonat e ulëta temperaturat minimale do jenë 2 gradë celcius, ndërsa në zonat malore -5 gradë celcius.

    Do ketë rritje prej dy gradësh, të mërkurën dhe të enjten. E premtja do të ketë përmirësim. Kjo javë pritej, e kishim parashikuar që do të ishte e ftohtë.

    Nuk do të ketë reshje dëbore ditën e sotme dhe në vazhdim. Ditën e sotme pritet të ketë reshje lokale të dobëta.

    Në bregdet nuk presim të kemi problematika për sa i përket kushteve të motit. Të premten presim reshje shiu, por jo me intensitet të shtuar”, theksoi ajo.