Skip to content

E trishtë/ Gazetarja e njohur humb bashkëshortin në moshë të re

  • by

Gazetarja Dorjana Bezat, ka humbur njeriun e shtrenjtë, bashkëshortin e saj.

Gjatë ditës së sotme gazetarja ka njoftuar se partneri i saj, Anis Fama, ka ndërruar jetë si pasojë e një sëmundjeje të pashërueshme.

“Me hidhërim të thellë, njoftojmë humbjen e parakohshme nga jeta të të shtrenjtit tonë, Anis Fama. Unë dhe Adeo do ta kemi përjetësisht në zemër, dhe ai do të jetojë në kujtimet tona si bashkëudhëtari im i 15 viteve dhe si një baba që fali dashuri të pakufijshme”, shkruan Bezat.

Ndër të tjera, gazetarja ka njoftuar se bashkëshorti i saj do të prehet në qytetin e lindjes, në Korçë. Anis Fama ka ndërruar jetë në moshën 39-vjeçare.

“Sipas amanetit të tij, Anisi ynë do të prehet në qytetin e lindjes në Korçë. Lamtumira do t’i jepet te shtëpia funerale “Imperial” dhe varrimi do të bëhet ditën e nesërme, në orën 11:00”.

Please follow and like us:
fb-share-icon0
Tweet 20

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.