Përhapet sëmundja e ekzemës, mjekët: Mos konsumoni këto produkte..

Ekzema është një nga sëmundjet më të përhapura të lëkurës, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në gjithë botën. Sipas mjekëve specialistë, afërsisht 30% e të gjitha vizitave dermatologjike rezultojnë me diagnozën e ekzemës. Por cilët janë disa nga faktorët që ndikojnë në shfaqjen e kësaj sëmundjeje?

“Shkaqet janë nga më të ndryshmet. Një arsye janë gjenet e personit, pra gjenetika. Një shkak tjetër janë ndryshimet klimaterike; i ftohti i madh ose i nxehti i madh ndikon në tharjen e lëkurës. Shkaqe të tjera janë alergentët e ndryshëm, irrituesit e ndryshëm, dieta ushqimore, etj.”, shprehet dermatologia Jorida Memini.

Mjekët thonë se ekzema nuk është ngjitëse, ndërsa japin disa këshilla për parandalimin e saj:

Ekzema nuk është ngjitëse, dhe dieta është një ndër arsyet kryesore që mund ta acarojë, ta shpërthejë ekzemën. Ushqimi i shëndetshëm, i pasur me minerale, vitamina dhe antioksidantë, është ushqimi që ndihmon në mos shfaqjen e ekzemës, ndërsa ushqimet që janë të dëmshme, si fast food, ndikojnë në përkeqësimin dhe tharjen e lëkurës. Nuk është një diagnozë shqetësuese, sepse menaxhohet mjaft mirë nga pacientët; e rëndësishme është mirëmbajtja.

Ekzema është një gjendje kronike që karakterizohet nga një lëkurë e thatë, e inflamuar, që mund të skuqet dhe të infektohet.

- Advertisement -

Habit Gjinekologu i njohur, ja sa femije duhet të bëjnë femrat që të shpetojnë nga kanceri i gjirit

Mjeku gjinekolog Shkëlqim Balili eshte shprehur se femrat duhet te bejne nga 5 femije sepse duke bere 5 femije kane progesteron. Progesteroni prodhohet ne ton...

Kjo është faza e parë e diabetit. Mjekët e konsiderojnë një shenjë paralajmëruese, ja si ta dalloni..

Paradiabeti është faza e parë e diabetit. Mjekët e konsiderojnë atë si një shenjë paralajmëruese. Paradiabeti ndodh kur niveli i glukozës në gjak ose niveli...

Kujdes zemrën! Si profesionet e reja po bëhen shqetësuese te punonjësit shqiptarë!

Ndikimet e fshehura të stresit dhe punës sedentare janë bërë një shqetësim i madh për shëndetin fizik dhe mendor të punonjësve në korporata dhe...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.