Një tjetër avion merr flakë, detyrohet të bëjë ulje emergjente, pasagjerët dalin në krahët e Boeing për të shpëtuar (VIDEO)

Një aeroplan pasagjerësh me 178 persona në bord ka marrë flakë pas një defekti në motor dhe është detyruar të devijohet për në Denver. Fluturimi 1006 i American Airlines, në një Boeing 737-800, po udhëtonte nga Kolorado Springs për në Dallas Fort Worth kur ekuipazhi raportoi një problem të motorit. Aeroplani më pas i u devijua në Denver, Kolorado dhe u ul i sigurt, shkruan Sky News. 

Imazhet e publikuara në rrjete sociale tregojnë flakë dhe tym në një prej motorëve. Bëhet e ditur se FAA do të hetojë zjarrin. American Airlines tha se të gjithë 172 pasagjerët dhe gjashtë anëtarët e ekuipazhit në bord kishin mundur të dilnin nga aeroplani. Ndërsa Aeroporti Ndërkombëtar i Denverit konfirmoi se 12 persona u dërguan në spital për lëndime të lehta.

Falënderojmë anëtarët tanë të ekuipazhit, ekipin e aeroportit dhe reaguesit e parë për veprimin e tyre të shpejtë dhe vendimtar me sigurinë e të gjithëve në bord dhe në tokë si prioritet”, tha American Airlines.

Gjithashtu së fundmi ka pasur një sërë incidentesh, që kanë ngritur pikëpyetje në lidhje me sigurinë e aviacionit në SHBA. Ato përfshijnë përplasjen në ajër të një aeroplani rajonal të American Airlines dhe një helikopteri të ushtrisë më 29 janar që vrau 67 njerëz pranë aeroportit Ronald Reagan në Uashington.

Muajin e kaluar, një aeroplan rajonal i Delta Air Lines u kthye përmbys pas uljes në aeroportin e Kanadasë në Toronto Pearson, gjatë motit me erë. Nga 80 personat në bord, 18 u lënduan. 

- Advertisement -

“Kështu vdiq Maradona”, prokurori nxjerr para gjykatës foton tronditëse

Lotë dhe tension në seancën e parë në Buenos Aires për vdekjen e legjendës argjentinase. Nëse kishte pasur momente tensioni përpara se të fillonte gjyqi...

Tragjedi e dyfishtë, babai ndërron jetë kur merr lajmin për aksidentin e të birit 31-vjeçar

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në Volos, Greqi. Mbrëmjen e së dielës, një çift i porsamartuar dha frymën e fundit në asfalt pasi...

E RËNDË/ Trafik fëmijësh! Policia gjen 31 foshnja dhe të mitur në një banesë, tre të arrestuar

Policia boshnjake ka arrestuar tre persona të dyshuar të përfshirë në një rrjet të trafikut të fëmijëve. Sipas mediave të huaja, autoritetet e Bosnjës gjetën...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.