E rëndë në Tiranë/ I ndaluari për vjedhje vetëvaret në qeli, hetimet zbulojnë detaje të dyshimta!

I ndaluari për vjedhje vetëvaret në qeli – AMP dhe Prokuroria nisin hetimet

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në bllokun e sigurisë në Tiranë, ku një i ndaluar për vjedhje është gjetur i vetëvarur në dhomën nr. 8.

Sipas informacioneve paraprake, rreth orës 01:20 të datës 13 mars 2025, shtetasi Donald Greku, 46 vjeç, lindur në Berat dhe banues në Tiranë, është konstatuar i varur me një copë rrobe (pjesë tutash) në rrjetën e dritares së dhomës. Ai ishte ndaluar nga Komisariati Nr. 3 për veprën penale të vjedhjes.

Punonjësi i shërbimit kishte kryer një kontroll rutinë rreth orës 00:50 dhe i ndaluari nuk kishte shfaqur shqetësime. Gjatë kontrollit të radhës, në orën 01:20, ai u gjet i varur, duke shkaktuar ndërhyrjen e menjëhershme të policisë. Një punonjës e ka prerë rrobën për ta shpëtuar, ndërsa u njoftua urgjenca. Ekipi mjekësor mbërriti në vend, por konfirmoi vdekjen e të ndaluarit.

I ndaluari kishte deklaruar se ishte përdorues i lëndëve narkotike, por nuk figuronte i regjistruar si përdorues metadoni në qendrën “Aksion Plus”. Pas vizitës toksikologjike, mjekët nuk i përcaktuan dozë metadoni, ndërsa iu rekomandua qetësuesi Xanax, i cili iu dha sipas udhëzimeve.

Drejtoria e AMP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë, ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Do të analizohen pamjet filmike dhe raportet mjekësore për të përcaktuar nëse ka pasur shkelje apo neglizhencë në trajtimin e të ndaluarit.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 13.03.2025, rreth orës 01:20, në dhomën nr. 8 të bllokut të sigurisë, është konstatuar i vetëvarur me një copë rrobe (pjesë tutash) shtetasi i ndaluar D. G., 46 vjeç, lindur në Berat dhe banues në Tiranë, i ndaluar nga Komisariati Nr. 3 për veprën penale të vjedhjes.

Nga veprimet e kryera rezulton se rreth orës 00:50, punonjësi i shërbimit ka kryer kontroll rutinë dhe i ndaluari nuk ka shfaqur probleme apo shqetësime.

Rreth orës 01:20, gjatë kontrollit të radhës, punonjësi i policisë ka konstatuar të ndaluarin të varur në rrjetën e dritares së dhomës dhe ka ndërhyrë menjëherë duke kërkuar ndihmë nga punonjësit e tjerë. Në përpjekje për ta mbajtur të ndaluarin të ngritur, njëri nga punonjësit ka prerë rrobën me të cilën ishte vetëvarur dhe është njoftuar menjëherë urgjenca. Shërbimi mjekësor ka mbërritur në vend, ku ka konstatuar se i ndaluari kishte ndërruar jetë.

Shtetasi D. G. kishte deklaruar se ishte përdorues i lëndëve narkotike dhe pas vizitës në shërbimin e toksikologjisë, mjekët nuk kishin përcaktuar dozë metadoni, pasi dhe nga kontakti me qendrën “Aksion Plus”, është konfirmuar se ai nuk figuronte i regjistruar si përdorues metadoni. Në rekomandimin mjekësor të lëshuar nga mjeku i bllokut të sigurisë, ishte vendosur qetësuesi Xanax, i cili i është dhënë të ndaluarit sipas këtij rekomandimi.

Veprimet hetimore për rastin, nën drejtimin e Prokurorisë, do të kryhen nga Drejtoria e AMP Tiranë.

- Advertisement -

TRONDITËSE! Përdori drogë për të arritur kënaqësinë seksuale, ZBULOHET pse vdiq ish-kryetari i bashkisë

Les Winwood, 67 vjeç, ish-kryetar i Bashkisë së Bridgnorth, Shropshire, ka vdekur nga mbytja në një apartament në Bilston, Wolverhampton, më 17 korrik 2022. Një...

Apeli i GJKKO: Jepet VENDIMI për Erion Veliajn!

Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi masat e sigurisë për disa individë të përfshirë në hetime, duke përfshirë masën e arrestit...

Ish-banorja e “Big Brother VIP” kandidate për deputete, ja cilës parti i është bashkuar

Ish-banorja e edicionit të dytë të “Big Brother VIP”, Fotini Derxho, ka zgjedhur të provojë fatin në politikë. Është bërë e ditur se ajo...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.